26-vjeçari shqiptar kapet me 3.5 kg kokainë në Itali, droga vlerësohet në 300 mijë euro
Një 26-vjeçar shqiptar me banim në zonën e Milanos është arrestuar nga Policia Rrugore e Bolonjës pasi u kap me 3.5 kg kokainë, e fshehur në mënyrë artizanale në makinën e tij.
Foto: Ilustrim
Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në autostradë. Qëndrimi i nervoz i shqiptarit ka alarmuar policët, të cilët kanë vendosur të kryejnë një kontroll të detajuar të automjetit. Në një ndarje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit të parë, efektivët kanë zbuluar 4 blloqe kokainë me një peshë totale prej 3.44 kg.
Vlera e kësaj sasi droge në tregun e të zezë vlerësohet të jetë rreth 300 mijë euro.
26-vjeçari është arrestuar dhe tani ndodhet në burgun e Bolonjës, në pritje të marrjes në pyetje.