Dorëheqja e Bashkim Ndrecaj, shqetësohet Sali Asllanaj
Asambleisti më i votuar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Bashkim Ndrecaj i cili ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së në Shirokë, sot ka njoftuar që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK. Ndrecaj përmes një njoftimi në Facebook ka adresuar arsyet e dorëheqjes duke treguar se ka qenë […]
Foto: Ilustrim
Asambleisti më i votuar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e fundit lokale, Bashkim Ndrecaj i cili ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së në Shirokë, sot ka njoftuar që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK.
Ndrecaj përmes një njoftimi në Facebook ka adresuar arsyet e dorëheqjes duke treguar se ka qenë i padëshiruar dhe i injoruar.
“Te nderuar miqë,shokë, bashkëvendas te Shirokës, kusheri nga Maqiteva ju qe me mbeshtete fuqishem ne zgjedhjet e vitit 2017 ju falenderoj nga zemra dhe gjithmon do te mundohem të jem me ju. E ndjej obligim moral dhe etik te ju njoftoj se nga sot jap dorheqje te parevokushme nga te gjitha postet ne LDK. Nuk mund te vazhdoj me nje parti ku jam i padeshiruar dhe i injoruar si unë ashtu dhe Nendega e Shirokës.I uroj suksese te gjithëve ne keto zgjedhje ” thuhet në njoftimin e Bashkim Ndrecaj.

E në njoftimin e Ndrecajt ka komentuar edhe ish-kryetari i LDK-së, dega në Suharekë, Sali Asllanaj.
“Jam shume i shqetesuar pas kesaj revolteje te Bashkimit, shpreh respektin maksimal per punen angazhimin dhe sinqeritetin e tije ne kohen sa bashkepunuam ne degen tone. I deshiroj shendet e suksese. ” ka shkruar Asllanaj.