Parashikimi i motit për sot
14.05.2024
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten zhvillime konvektive të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 10°C.
Ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. Në zonat me stuhi, ulje e theksueshme për afro 10 gradë Celsius.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite