Muharremaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor
Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka uruar vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënsve. […]
Foto: Ilustrim
Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka uruar vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësimdhënsve.
Ai u shpreh së nuk ka ditë më madhështore, se sa dita e parë kur edhe fillon mësimi.
“Nuk ka ditë më madhështore, se sa dita e parë kur fillon mësimi.
Ai gëzim vërehet më së shumti tek nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre”.
Ai sot vizitoj Shkollën fillore ” Shaban Mazreku ” në Sopi.
E vizitova këtë mëngjes Shkollën Fillore “Shaban Mazreku” në Sopi, për të uruar fillimin e këtij viti shkollor me dëshirën për shumë suksese.” shkroi Muharremaj.