Bashkësia Islame e Kosovës, uron besimtarët për Bajram
Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë për media një ditë para festës së Kurban Bajramit. Ai në emër të BIK-ut dhe kryetarit Naim Tërrnavës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit duke u lutur për lumturi, shëndet, harmoni e mëshirë mes njerëzve. Festa e…
Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë për media një ditë para festës së Kurban Bajramit.
Ai në emër të BIK-ut dhe kryetarit Naim Tërrnavës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit duke u lutur për lumturi, shëndet, harmoni e mëshirë mes njerëzve.

Festa e Kurban Bajramit vjen pasi myslimanët kryejnë haxhin dhe therin Kurban, ndërsa kjo festë veçohet edhe me simboliken e flijimit të kurbanit për hir të Allahut.
Dita e parë e Kurban Bajramit është nesër, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite