Një person në Lubizhdë rrah ish të dashurën
22.03.2023
Një vajzë në fshatin Lubizhdë e Prizrenit ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj. Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45. “Fsh. Lubizhdë, Prizren 21.03.2023-23:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i […]
Një vajzë në fshatin Lubizhdë e Prizrenit ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj.
Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 21.03.2023-23:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.