Moti sot në Suharekë, priten reshje shiu
Gjatë ditës së sotme në Suharekë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Ndërsa ditën e shtunë, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit. Në fushat barike gradualisht pritet të ketë rënie, derisa…
Gjatë ditës së sotme në Suharekë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Ndërsa ditën e shtunë, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Në fushat barike gradualisht pritet të ketë rënie, derisa grafiku në fushat termike nuk do të pësoj ndryshime të mëdha.
Në Suharekë vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-11m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit
Aktuale para 12 dite