Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku

19.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 17 aksidente […]

Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1727 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por pati edhe arrestime ku ndodhën 24 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 15 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler