Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të maturës

18.07.2019

Tani më Ministria e Arsimit ka bërë caktimin e datave për afatin e dytë të provimit të Maturës, ku do t’i nënshtrohen të gjithë ata që nuk kanë arritur të kalojnë 40% të këtij provimi në afatin e parë. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të […]

Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të maturës Foto: Ilustrim

Tani më Ministria e Arsimit ka bërë caktimin e datave për afatin e dytë të provimit të Maturës, ku do t’i nënshtrohen të gjithë ata që nuk kanë arritur të kalojnë 40% të këtij provimi në afatin e parë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit te dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 7 shtator.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler