Suharekë: Parku i Dëshmorëve do të ndryshojë
Parku i Dëshmorëve në Suharekë do të ndryshojë, ku sot shihen puntorët, duke i pastruar varrezat dhe hapsirat e gjelberta në këtë park. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në një njoftim tha se Parku i Dëshmorëve do të ndryshoj, e gjithashtu investime do të bëhen edhe në lapidarët e tjerë të komunës. Nder tjerash Muharremaj […]
Foto: Ilustrim
Parku i Dëshmorëve në Suharekë do të ndryshojë, ku sot shihen puntorët, duke i pastruar varrezat dhe hapsirat e gjelberta në këtë park.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj në një njoftim tha se Parku i Dëshmorëve do të ndryshoj, e gjithashtu investime do të bëhen edhe në lapidarët e tjerë të komunës.

Nder tjerash Muharremaj shtoi se këto hapsira të shenjëta të kenë pamje me dinjitoze, pasi ata sakrifikuan për ne dhe e nderuan atdheun.

“Investimet që do të bëhen këtu dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do të bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt.
“Ata sakrifikuan për ne dhe e nderuan atdheun”, tha Bali Muharremaj