Pochettino i pasigurt për rikthimin e Neymar përpara ndeshjes së Real Madridit në Champions League

25.01.2022

Mauricio Pochettino ka shprehur pasigurinë e tij nëse Neymar do të jetë rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të tij për ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League të Paris Saint-Germain kundër Real Madridit. Skuadra e Ligue 1 do të presë Real Madridin në Parc des Princes më 15 shkurt, por ata […]

Mauricio Pochettino ka shprehur pasigurinë e tij nëse Neymar do të jetë rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të tij për ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League të Paris Saint-Germain kundër Real Madridit.

Skuadra e Ligue 1 do të presë Real Madridin në Parc des Princes më 15 shkurt, por ata mund ta bëjnë këtë pa Neymar, i cili mori një dëmtim në kyçin e këmbës më 28 nëntor kundër Saint-Etienne.

“Ne nuk e dimë ende [nëse Neymar do të jetë i gatshëm për t’u përballur me Real Madridin],” tha Pochettino për shtypin pas fitores 4-0 të PSG ndaj Stade Reims të dielën.

“Ne do të shikojmë rikuperimin e tij gjatë javës së ardhshme. Ai do të jetë i disponueshëm nëse gjithçka shkon mirë. Shpresojmë që po, por ende nuk e dimë.”

Ylli brazilian pritet të rikthehet në aksion në duelin e PSG-së në Ligue 1 si mysafir ndaj Lille më 6 shkurt.