42 aksidente për 24 orë – Policia shqipton mbi 1,800 tiketa trafiku
Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur […]
Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,840 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 28 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër tjerë në vuajtje të dënimit.