Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius….
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë dhe kontakti direkt me diellin, mundësisht të jetë i kufizuar. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të qëndrojë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite