Ligji për qeverinë do të miratohet këtë vit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për qeverinë. Ai ka thënë se me këtë ligj qeveria nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, 30 zëvendësministra si dhe nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol. Në një intervistë dhënë për gazetën…
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për qeverinë.
Ai ka thënë se me këtë ligj qeveria nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, 30 zëvendësministra si dhe nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka deklaruar se ky ligj përmirëson efikasitetin dhe funksionalitetin e ekzekutivit.
Duke folur për reformën shtetërore, ai ka thënë se nuk ka reformë e cila nuk është e dhimbshme.
Megjithatë, Tahiri ka vlerësuar se reforma mund të jetë në disfavor të partive që udhëheqin qeverinë, por gjithmonë është e pëlqyer nga shoqëria.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës reformën në administratën shtetërore e ka vendosur në prioritetin kryesor.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite