Shiu shkatërron rrugët në Suharekë
Dita e djeshme kaloj më vërshime nga shiu dhe erërat e forta, ku ende nuk dihet për të gjitha dëmet materiale që janë shkaktuar. Sot Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka dalur në teren për ti parë për se afërmi dëmet që iu kanë shkaktuar qytetarëve. Muharremaj në një postim ne facebook ka […]
Dita e djeshme kaloj më vërshime nga shiu dhe erërat e forta, ku ende nuk dihet për të gjitha dëmet materiale që janë shkaktuar.
Sot Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka dalur në teren për ti parë për se afërmi dëmet që iu kanë shkaktuar qytetarëve.
Muharremaj në një postim ne facebook ka njoftuar që reshjet e shiut i kanë dëmtuar dhe disa rrugë në Suharekë, dhe që së shpejti do ti rregullojnë ato.
” Reshjet e shiut i kanë dëmtuar disa rrugë, andaj ne jemi fokusuar që menjëherë të intervenojmë në rregullimin e tyre.” Shkroi Bali Muharremaj
Ndryshe, reshjet e shiut, do të vazhdojnë deri në fund të javës.