Suharekë: Mbledhja e gjashtë për vitin 2019
Sot në Komunën e Suharekës u mbajt mbledhja e radhës e KPF-së. U mbajt mbledhja e 6 (gjashtë) të rregullt për vitin 2019, të Komitetit për Politikë dhe Financa, me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e ofertave; 3. Shqyrtimi […]
Foto: Ilustrim
Sot në Komunën e Suharekës u mbajt mbledhja e radhës e KPF-së.
U mbajt mbledhja e 6 (gjashtë) të rregullt për vitin 2019, të Komitetit për Politikë dhe Financa, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e ofertave;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit të ankesave;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-112-2174, tё datës 16.01.2018;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2020-2022.
U diskutua për të gjitha pikat dhe të njëjtat kanë kaluar për në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.