Lirohen 6 serbët e arrestuar në veri
Refuzohet kërkesa e prokurorisë si e pabazuar nga gjykata. Gjashtë serbët e arrestuar në aksionin e 28 majit në veri të Kosovës do të mbrohen në liri. Gjykata e Mitrovicës e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë së Mitrovicës për caktim të masës së paraburgimit ndaj tyre si të pabazuar. Këtë për kallxo.com e ka konfirmuar […]
Foto: Ilustrim
Refuzohet kërkesa e prokurorisë si e pabazuar nga gjykata.
Gjashtë serbët e arrestuar në aksionin e 28 majit në veri të Kosovës do të mbrohen në liri.
Gjykata e Mitrovicës e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë së Mitrovicës për caktim të masës së paraburgimit ndaj tyre si të pabazuar.
Këtë për kallxo.com e ka konfirmuar avokati Kapllan Baruti i cili në këtë rast ka qenë përfaqësues i njërit prej të dyshuarve. “Po, vendimi është marrë dhe është refuzuar kërkesa e prokurorisë si e pabazuar nga gjykata. Të njëjtit do të mbrohen në liri”, tha Baruti.