Sindikata e Punëtorëve e RTK-së paralajmëron protestë
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, duke parë që Kuvendi i Kosovës qëllimisht po e zvarrit miratimin e ligjit të ri të RTK-së, njofton të gjithë kolegët e RTK-së, të na bashkohen në protestë të cilën do ta mbajmë javën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk do të jetë protesta e vetme- thuhet në…
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, duke parë që Kuvendi i Kosovës qëllimisht po e zvarrit miratimin e ligjit të ri të RTK-së, njofton të gjithë kolegët e RTK-së, të na bashkohen në protestë të cilën do ta mbajmë javën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk do të jetë protesta e vetme- thuhet në reagimin e tyre.
“Nëse Kuvendi nuk e miraton ligjin e ri të RTK-së, ne do t’i përdorim edhe format të tjera ligjore për të kërkuar të drejtën tonë”, thuhet në njoftim.
Sindikata konsideron se tanimë nuk ka asnjë arsye që ligji i ri të mos kalojë në Kuvend.
SPERTK u bën thirrje deputetëve të koalicionit si dhe atyre të opozitës që ta miratojnë ligjin e ri, ndryshe përveç protestave do të futemi edhe në grevë.
“Të nderuar deputetë, a nuk ju mjaftojnë kushtet e rënda në të cilat punon mediumi publik e që i shihni çdo ditë sepse jeni mysafirë në RTK nëpër emisione të ndryshme. SPERTK kërkon që sa më parë të miratohet ligji i ri, i cili do t’i zgjidhë të gjitha problemet e RTK-së, me të cilat përballet tani.
Të nderuar kolegë të RTK-së, për ditën dhe orën e mbajtjes së fillimit të protestave ju njoftojmë ditët në vijim”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite