Për 24 orë në Kosovë, 36 aksidente e 40 arrestime
Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 36 aksidente, ku 16 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 20 aksidente të tjera ishin me dëme materiale. Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar 1135 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave. Policia e Kosovës njoftoi se kishin arrestuar edhe 40 persona, […]
Foto: Ilustrim
Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 36 aksidente, ku 16 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 20 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar 1135 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.
Policia e Kosovës njoftoi se kishin arrestuar edhe 40 persona, ku 30 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.
