Suharekë: Nga nesër rikthehet shiu!

22.05.2019

Meteorologët parashikojnë se deri në fundjavë do mbajë mot i ndryshueshëm. Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 13°C deri në 17°C, ndërsa ato […]

Suharekë: Nga nesër rikthehet shiu! Foto: Ilustrim

Meteorologët parashikojnë se deri në fundjavë do mbajë mot i ndryshueshëm.

Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 13°C deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 22°C.

Parashikim i detajuar i motit në komunën e Suharekës nga nesër deri më 27 maj:
23.05 – Paradite pothuajse i qartë. Ditën priten reshje lokale shiu me bubullima.
24.05 – Pjesërisht me re. Pasdite reshje të lehta shiu.
25.05-26.05 – Në fundjavë më ngrohtë. Të shtunën, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Ditën e diel, vransirat do të shtohen.
27.05 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten edhe shtrëngata me shi.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler