Suharekë: Burri sulmon gruan

21.05.2019

Të paktën tri raste të dhunës në familje janë raportuar të hënën në Policinë e Kosovës. Në një rast, në Prizren, një burrë i komunitetit rom ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është goditur me një shkop druri nga i biri i tij. Viktima ka pranuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari […]

Suharekë: Burri sulmon gruan Foto: Ilustrim

Të paktën tri raste të dhunës në familje janë raportuar të hënën në Policinë e Kosovës.

Në një rast, në Prizren, një burrë i komunitetit rom ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është goditur me një shkop druri nga i biri i tij. Viktima ka pranuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje është raportuar edhe në Suharekë. Aty një burrë raportohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, që ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

LEXO EDHE: Vetëaksidentohet rëndë një motoçiklist në Suharekë

Në Istog, është arrestuar një burrë i komunitetit egjiptian, me probleme mendore, pasi kishte sulmuar prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler