Diskutim për statusin e personave të plagosur para luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mblidhet për të diskutuar mbi dy çështje të rëndësishme. Sot në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. Për këtë çështje […]
Foto: Ilustrim
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mblidhet për të diskutuar mbi dy çështje të rëndësishme.
Sot në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës.
Për këtë çështje janë ftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari dhe përfaqësues të shoqatës se dalura nga lufta.
Po ashtu në komision do të diskutohët lidhur me çështjen e peticionit të Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë.