Duhël, gjuajtje me kallashnikov në aheng, arrestohet një qytetar
Një pjesmarrës i një ahengu familjar në fshatin Duhël të Suharekës, ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës. 11:41 Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti H. L, i lindur në vitin 1969, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar. […]
Një pjesmarrës i një ahengu familjar në fshatin Duhël të Suharekës, ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”.
Siç bëhet e ditur nga policia të shtunën rreth orës 15:51 është raportuar për gjuajtje me armë gjatë një ahengu familjar.
Pas ndërhyrjes së policisë është konfiskuar një AK 47 me 27 fishekë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.65. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.