Zvicër, vjehrri kosovar që akuzohet se vrau nusen për “nderin e familjes” të mërkurën del para gjykatës

para 43 dite

Një histori e tmerrshme familjare kishte tronditur Zvicrën në vitin 2020, ku një 60-vjeçar kosovar kishte vrarë nusen e djalit së tij.

Zvicër, vjehrri kosovar që akuzohet se vrau nusen për “nderin e familjes” të mërkurën del para gjykatës Foto: 20min

Ngjarja e tmerrshme, e cila ka të bëjë me dhunë në familje dhe çështje nderi, pritet të shqyrtohet në gjykatën e Muttenz BL më të mërkurën.

Sipas aktakuzës, martesa mes viktimës 24-vjeçare dhe djalit të të akuzuarit ka qenë e dështuarr që në fillim. Burri mësohet se e ka fshehur nga gruaja e tij faktin se e fejuara e tij e mëparshme e kishte lënë. Kjo fshehtësi, së bashku me ndikimin e fortë të familjes së burrit, ka krijuar një atmosferë tensioni dhe mosbesimi në çift.

Konfliktet e vazhdueshme dhe dëshira e familjes së burrit për të deportuar nusen në Kosovë, duke e lënë fëmijën në Zvicër, e kanë shtyrë situatën në një pikë të krizës. Pas një debati të ashpër, i akuzuari, i nxitur nga dëshira për të mbrojtur nderin e familjes dhe për të shmangur pagesat e alimentacionit, ka vendosur të marrë jetën e nuses së djalit të tij.

Sipas akuzave, vrasja nuk ka qenë një veprim impulsiv, por një akt i planifikuar me kujdes. I akuzuari thuhet se ka mbledhur prova kundër nuses së djalit të tij për ta portretizuar atë si një nënë të keqe dhe për të justifikuar veprimin e tij. Ai ka sulmuar nusen e djalit të tij me thikë në mënyrë brutale, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse në kokë dhe qafë.

Etiketat

Ofertat e fundit