LVV
PDK
LDK
AAK

Zvicër, 24-vjeçari shqiptar kapet me një kg heroinë dhe 8 kg reagjentë droge

para 31 dite

Një operacion i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në Gretzenbach ka çuar në arrestimin e një 24-vjeçari shqiptar, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Zvicër, 24-vjeçari shqiptar kapet me një kg heroinë dhe 8 kg reagjentë droge

Gjatë bastisjes së banesës së tij, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, përfshirë rreth 1 kilogram heroinë, disa qindra gramë kokainë dhe mbi 8 kilogramë reagjentë, një lëndë që përdoret për të shtrirë drogën. Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 10.000 franga cash, të cilat dyshohet se janë fitime nga trafiku i drogës.

Arrestimi i 24-vjeçarit është vetëm një episod në luftën e vazhdueshme kundër trafikut të drogës në kantonin Solothurn.

Sipas statistikave të fundit, numri i vdekjeve të lidhura me drogën në këtë kanton ka qenë në rritje në vitet e fundit. Në vitin 2023, policia ka regjistruar pesë vdekje të tilla, ndërsa në vitin 2022 katër.

Etiketat

Ofertat e fundit