Një zë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës, Islam Alijaj zgjedhet deputet

23.10.2023

Ka fituar 95.054 vota. Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori! Në zgjedhjet që u mbajtën të dielën për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është […]

Një zë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës, Islam Alijaj zgjedhet deputet Foto: Islam Alijaj, SP-Politiker, am Küchentisch, bei sich zuhause in Zürich

Ka fituar 95.054 vota. Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!

Në zgjedhjet që u mbajtën të dielën për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), njofton albinfo.ch. Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.

Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asambleist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.

Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën  etyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare. Bazuar në informatat e deritanishme, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.