Në zonën 80 voziti 181 km/h, arrestohet kosovari në Zvicër

28.08.2025

Një 32-vjeçar kosovar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap duke ecur me shpejtësi marramendëse në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Në zonën 80 voziti 181 km/h, arrestohet kosovari në Zvicër Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 26 gusht 2025, në Bertiswilstrasse në Rothenburg.

Policia e ndaloi shoferin pak pas orës 21:00 të mbrëmjes. Mjeti i tij po ecte me një shpejtësi prej 181 km/h, pra më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shkruan urgjent.com.

Menjëherë pas ndalimit, 32-vjeçari u arrestua përkohësisht. Autoritetet i sekuestruan makinën dhe i konfiskuan përkohësisht lejen e drejtimit.

Ai është denoncuar për një shkelje të rëndë të trafikut dhe nuk do të lejohet të drejtojë automjet deri në vendimin përfundimtar të Autoritetit të Trafikut Rrugor. Hetimet për rastin po kryhen nga zyra e prokurorit publik të Emmenit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More