Bizneset Vende Pune Ofertat

Ka ngufatur të bijën, 4.5 vjet burgim dhe 10 vjet dëbim për kosovarin

Ka ngufatur të bijën, 4.5 vjet burgim dhe 10 vjet dëbim për kosovarin

17.10.2023 Zvicër

I pandehuri ka shtetësi të Kosovës dhe Serbisë. Ai tani jeton i ndarë nga gruaja e tij dhe pretendon se kishte bërë gjithmonë gjithçka për familjen e tij.

Një person që ka ngufatur (asfiksuar) vajzën e tij derisa ajo nuk mund të merrte më frymë, ishte dënuar me 4.5 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut e St. Gallenit në vitin 2021. Atij i ishte shqiptuar edhe masa e dëbimit nga Zvicra për dhjetë vjet. Ankesa e tij kundër vendimit tani është refuzuar nga Gjykata Kantonale.

Dhuna është ushtruar gjatë një mosmarrëveshjeje familjare në nëntor të vitit 2019. I pandehuri e kishte rrëzuar vajzën e tij në tokë dhe e kishte ngufatur derisa asaj i qenë errësuar sytë. Vetëm kur gruaja e tij kishte ndërhyrë dhe ia kishte shkëputur vajzën nga duart, ai e kishte lënë të bijën.

Në mars të vitit 2021, Gjykata e Qarkut e St. Gallenit e kishte dënuar burrin për tentativë vrasje me dashje. Duke e konsideruar dënimin të rëndë, ai kishte apeluar dhe kërkuar lirim të plotëshkruan St.galler Tagblatt. Ai, madje, siç shkruan gazeta zvicerane, ka thënë se ka vepruar “ashtu si duhet”, duke ushtruar dhunën e përmendur mbi të bijën

Vajza, mezi mbante mend rrjedhën e saktë të ngjarjeve kur u mor në pyetje para Gjykatës Kantonale, gjatë rigjykimit, përcjell albinfo.ch. Ajo ka deklaruar se është përpjekur ta harronte incidentin dhe të shikonte jetën përpara.

E gjitha që ajo mund të kujtonte ishte se mosmarrëveshja kishte të bënte me sjelljen e vëllait të saj të vogël.

I pandehuri ka shtetësi të Kosovës dhe Serbisë. Ai tani jeton i ndarë nga gruaja e tij dhe pretendon se kishte bërë gjithmonë gjithçka për familjen e tij. Ai nuk mundi të shpjegonte pse vajza dhe gruaja e tij e konfirmuan incidentin.

Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar shpalljen e klientit të tij të pafajshëm, duke argumentuar se nuk kishte prova të qarta për krimin. Raporti mjekësor nuk është dëshmi e mjaftueshme për shenjat e ngufatjes.

Gjykata Kantonale e St. Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim, transmeton albinfo.ch. Ajo ka hedhur poshtë ankesën dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët. Shpenzimet e procesit të ankimimit arrijnë në rreth 13,400 franga dhe duhet të përballohen nga i akuzuari.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Dyshohet se sulmoi babain e tij, policia arreston një person në Malishevë

Dyshohet se sulmoi babain e tij, policia arreston një person në Malishevë

Është arrestuar të shtunën një person në Malishevë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, njofton policia.

Suharekë, djali e sulmon fizikisht nënën e tij

Suharekë, djali e sulmon fizikisht nënën e tij

SuharekaOnline mëson që të enjtën në ora 20:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull pë dhunë fizike ndaj nënës të tij.

Të enjtën në ora 20:00 është arrestuar i dyshuari mashkull për dhunë fizike ndaj nënës të tij dhe për kanosje të familjarëve të tjerë.

I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësore për shkak se vuan nga probleme psiqike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, djali kërcënon me thikë prindërit pasi s’i dhanë para, shpallet në kërkim

Prizren, djali kërcënon me thikë prindërit pasi s’i dhanë para, shpallet në kërkim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë dje në një familje në Prizren, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Bazuar në dëshminë e prindërve dhënë organeve të hetuesisë, 15-vjeçari dyshohet se i ka kërcënuar me thikë nënën dhe babain pasi s’kanë pasur para për t’i dhënë.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë raportuar rastin në Polici dhe kanë shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur. 

Ndërsa i dyshuari i cili është recidivist i dhunës në familje, është shpallur në kërkim policor, pasi menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë