Dy zviceranët që bënë me duar shqiponjën dëbohen dhe u ndalohet hyrja në Serbi për 10 vite

para 29 dite

Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.

Dy zviceranët që bënë me duar shqiponjën dëbohen dhe u ndalohet hyrja në Serbi për 10 vite

Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë.

Autoritetet serbe e cilësojnë këtë gjest si provokim nacionalist.

Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.

“B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe.

LEXO EDHE:  Këto janë ndryshimet në muajin dhjetor në Zvicër

G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar.

Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.

Etiketat