LVV
PDK
LDK
AAK

Zyba dhe Reshitaj bashkë me banorët e Semetishtit për një të ardhme më të mirë!

para 8 dite

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vazhduar fushatën e saj elektorale nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.

Zyba dhe Reshitaj bashkë me banorët e Semetishtit për një të ardhme më të mirë!

Gjatë ditës së sotme, qendra e VV-së në Suharekë ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Semetisht, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë, Salih Zyba dhe Albena Reshitaj.

Takimi me banorët ishte i ngrohtë dhe i frytshëm, ku u diskutua nga afër për sfidat dhe mundësitë që i presin qytetarët e kësaj zone. Kandidatët për deputetë dhe përfaqësues të VV-së shprehën angazhimin e tyre për një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke theksuar vizionin e tyre për zhvillimin e vendit.

Banorët e Semetishtit shprehën mirënjohjen e tyre, mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e tyre ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky tubim ishte një dëshmi e radhës se VV po vazhdon të rrisë mbështetjen e saj në terren, duke dëgjuar dhe duke u angazhuar me qytetarët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! po vazhdon fushatën e saj me një ritëm të fuqishëm, duke vizituar qytete dhe fshatra të ndryshme në të gjithë Kosovën.

Etiketat

Ofertat e fundit