Kandidatja për kryeministër nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani sot në ditën e tretë të fushatës do të vizitojë tri komuna, e njëra është edhe Suhareka.

Përmes një njoftimi drejtuar për media u bë e ditur se Osmani do të qëndrojë në Suharekë, ku do të mbahet tubim prej orës 15:00.

Pas Suharekës, Osmani do të shkojë në Dragash ku tubimi do të mbahet në ora 17:00.

Ndërsa, tubimi i fundit për ditën e sotme, do të mbahet në Prizren me fillim nga ora 19:00.