Ilir Ferati, i cili garon në këto zgjedhje nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook, ka lavdëruar profesoreshën e tij të studimeve dhe tani kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmanin.
Ndër të tjera, Iliri, në postimin e tij ka shpërfaqur mbështetjen e tij të plotë për kandidaten e LDK-së për Kryeministër, duke u bazuar në, sic ka thene ai, cilësitë e larta profesionale dhe vullnetin e saj të hekurt për drejtësi qe ajo mbartë.
Iliri ka potencuar që ai tek Vjosa sheh të vetmen shpresë për ndryshim në Kosovë, dhe pikërisht fakti që ajo është nënë dhe grua, do të guxojë të luftojë për të ardhmen e fëmijëve tanë ma shumë se çdokush tjetër.
Postimi i plotë i Ilir Feratit:
Vjosa Osmanin kam pasur fatin që t’a kem profesoreshë gjatë studimeve. Pasioni i saj për të kultivuar tek studentët dije, drejtësi, dhe respekt ndaj shtetit ligjor ka qenë për cdo lavdatë. Vullneti i saj i pashtjerrëshëm dhe gatishmëria që të punojë, nëse qe e nevojshme, edhe me secilin prej nesh individualisht ka qenë me të vërtetë mbresëlënës. Tek Vjosa, bazuar në cilësitë e saj profesionale, vullnetin e saj të hekurt, por pa harruar edhe dhembshurinë njerëzore që mbartë, unë shoh sot të vetmen shpresë për ndryshim.
Prandaj, si një qytetar i ri i Istogut, që sapo ka filluar jetën bashkëshortore, tek Vjosa e kam mbështetur tërë besimin tim për mbrojtjen e të ardhmes së femijëve të mij. Pa asnjë dyshim, ajo do të dijë dhe do guxoj, pikërisht sepse është nënë, të luftojë cdo dukuri kriminale e jo ligjore që rrezikon të mbaj peng të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, të shtetit tonë të ri.
Shumë të dashur qytetarë të Istogut dhe Kosovës, të dashur aktivistë të LDK-së, unë sot ju ftoj gjithë juve që së bashku e fuqishëm t’a përkrahim Vjosën për Kryeministre të Republikës. Si shoqëri, ne të gjithë mund të pajtohemi që vullneti i nënave tona për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre është i pa krahasueshëm me gjithëcka tjetër.
Andaj unë po them sot se Vjosa mundet, pikërisht sepse është nënë, pikërisht sepse është grua!