Tashmë emri i Drita Kabashi është i njohur për të gjithë si nga aspekti profesional si gjinekologe dhe onkologe gjithashtu edhe për kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Muaj më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”.

Këtij reagimi i ishte përgjigjur pikërisht gjinekologja nga Suhareka, Drita Kabashi e cila studimet i ka kryer pikërisht në Beograd, me nota më të larta se vet serbët.

” Më erdhi shumë keq dhe po më vie edhe më keq, që më duhet tani unë t’i tregoj Kryeministres disa nga Notat 10-she të mijat gjatë studimeve në Beograd, bile t’i them edhe këtë se sa herë jemi pyetur bashkë me qytetarët e saj gjithmonë unë që vij nga mali kam marrë notën më të lartë.
Edhe sot, gjithmonë me keqardhje, lirisht mund të nisem nga mali dhe të vijë znj.Kryeministre në çdo qytet tëndin të ballafaqohem me çdo gjinekolog në Serbi e ta shofim cili po merr noten më të lartë”, kishte shkruar Drita Kabashi në Facebook, duke publikuar kështu dhe dëshmi të notave të marra gjatë studimeve.

Drita Kabashi, e cila është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike, tash është anëtare dhe kandidate për deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

“ Kam jetuar shumë gjatë ne vend te huaj , i kisha te gjitha kushtet atje, por ne vend te huaj, une kisha vetem te tashmen. U ktheva ne atdheun tim sepse këtu kam të kaluaren time, por edhe te ARDHMEN.

Shqetësimi im per te ARDHMEN e vendit tim, me shtyu me se shumti qe une ta bej edhe ketë veprim qe kurrë se kam paramenduar!
Besoj tanime veq pajtohemi te gjithe se jemi aq te shqetësuar per te ARDHMEN, sa nuk po mund ta jetojm te tashmen.

Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1996. Pas studimeve, Drita punoi si mjeke në praktikë në Spitalin e Prizrenit dhe pjesë e shoqatës ‘Nëna Terezë’. Më pas ajo emigroi në Tubingen të Gjermanisë, dhe, aty edhe rikonfirmoi diplomimin e saj në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2001.

Drita nga viti 2003 ka qenë pjesë e Spitalit Universitar Gjinekologjik në Tubingen si mjeke në specializim dhe nga viti 2007-2010 bashkëpunëtore shkencore në këtë universitet. Ajo në vitin 2010 specializoi në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe menjëherë u emërua si mjeke e lartë në Repartin e Onkologjisë. Në vitin 2012 subspecializoi në fushën e onkologjisë. Drita është bashkëpunëtore e shumë punimeve shkencore.

Nga viti 2013, Drita u rikthye në Kosovë për të ushtruar profesionin e saj këtu. Dhe, tash ajo ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila është drita që do ta flakë errësirën politike e cila po i ngulfatë profesionistët tanë.

https://www.facebook.com/suharekaonline/videos/737047300092129/