Sot në Kosovë vazhdon dita e pestë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Fushata e nisur pesë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Suharekës. (Gjimnazi “Jeta e Re”, ora 13:00).

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, ora 17:00)

Vetëvendosje mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës. (Salla e sporteve “Valon Begolli”, ora 17:00)