Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba në takim me strukturat e kësaj partie në Suharekë, ka theksuar se VV së bashku me partnerët e saj, janë të gatshëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Ish-Deputeti i VV-së nga fshati Bukosh të Komunës së Suharekës, Salih Zyba ka mbajtur një takim informues me strukturat e partisë si dhe aktivistët e saj.
“Zgjedhjet parlamentare të datës 6 tetor 2019, Lëvizjen VETËVENDOSJE! Qendrën në Therandë, e gjejnë të moblizuar dhe me mbështetje qytetare si asnjëherë më parë”, ka njoftuar VV në Facebook.
Një gjë tashmë është e sigurt që ai do t’ia ofrojë kandidaturën votuesëve suharekas përsëri.

“Angazhimi i përbashkët për këtë datë e garanton ndryshimin e domosdoshëm”.
Megjithatë ende nuk është bërë publike asnjë emër i propozuar për kandidatë për deputet nga radhët e Vetëvendosjes dega në Suharekë.
Sipas VV-së me qendër në Suharekë ndryshimi i madh në Kosovë mund të bëhet vetëm me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE, dhe me Albin Kurtin, kryeministër.