Kadri Veseli, njëherit kandidat për kryeministër nga PDK-ja, ne tubimin elektoral në Gjakovë i ka ripërsërit disa prej pikave të programit të tij qeverisës, duke thënë edhe se partia e tij po i mban të shëndosha raportet me SHBA-të dhe se me të vendi do të ecën përpara me zhvillim ekonomik dhe pa korrupsion.
Ai po ashtu hodhi kritika edhe ndaj kundër-kandidatëve të tij, duke deklaruar se e kishte thënë edhe më përpara që sipas tij “koalicioni i Mustafës me Kurtin është koalicion i izolimit dhe korrupsionit dhe nuk i bën mirë Kosovës”.
“Sa më e fortë është Kosova, më e dobët është Serbia me influencën e saj në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai, duke i kërkuar të pranishmëve që të bëhen bashkë dhe ta përkrahin më 6 tetor.