Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po merr pjesë në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, ku ka folur për planin e tij për luftën kundër korrupsionit.
Veseli ndër të tjera ka thënë se ky plan do të jetë ankth për të gjithë njerëzit e korruptuar në Kosovë.
Sipas tij ndonëse ka skepticizëm nga kundërshtarët politik, lufta e tij kundër korrupsionit ka filluar qysh para se vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
“Unë i kam dalë përballë sfidës kundër korrupsionit, kam filluar nga partia ime si fenomen për ta ndalur në shtetin tonë. Jam i vetmi që marr vendime drejtpërdrejt dhe konkrete. Jam i vetmi që mund ta ruaj partneritetin me SHBA-të dhe BE-në që i duhet Kosovës po aq sa në vitin 1999. Jam i vetmi që nuk po flas por po veproj. Kam marrë veprime konkrete. Unë e kam ndarë mendjen për shkak se është e vetmja rrugë që i drejton jetës. Kam filluar Do të veproj deri në fund. Unë do ti shkoj deri në fund kësaj iniciative. Do të jem kundër çdokujt i cili e pengon perspektivën e shtetit tonë. Veprimet të cilat i kam bërë, i kam bërë pa e ditur se do të ketë zgjedhje. Plani kundër korrupsionit do të jetë ankth për njerëzit e korruptuar”, ka thënë ndër të tjera Veseli.