Subjektet politike tashmë i kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Pothuajse në shumicën e këtyre listave topdhjetshën e parë e kanë zënë figurat kryesore të partive politike dhe koalicioneve parazgjedhore.
Në dhjetshën e parë të PDK-së janë: Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Eliza Hoxha, Enver Hoxhaj, Valon Murati, Besa Ismaili-Ahmeti, Memli Krasniqi, Bedri Hamza, Blerta Deliu-Kodra dhe Uran Ismaili, shkruan “Epoka e re”.
Ndërsa në dhjetëshen e parë të LDK-së janë: kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Hykmete Bajrami dhe Doruntinë Maloku.
Përveç liderit të partisë, Isa Mustafës, pjesë e kësaj liste nuk është as vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova, që ishte deputete në dy mandatet e kaluara.
Kurse listës së Vetëvendosjes i prinë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Yllza Hoti, Liburn Aliu, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Haki Abazi, Xhelal Sveçla e Rexhep Selimi.
Ndërsa në listën e koalicionit AAK-PSD janë: kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, Magbule Shkodra, Burim Ramadani, Anton Berisha, Shqipe Pantina, Pal Lekaj, Xhafer Gashi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Dukagjin Gorani.
Në këtë dhjetëshe nuk është lideri i PSD-së dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është i fundit në listë.
Ndërkaq listën zgjedhore të koalicionit Nisma-AKR-PD e kryeson Fatmir Limaj që është edhe kandidat për kryeministër, i pasuar nga Behgjet Pacolli, Albulena Balaj, Bilall Sherifi, Zafir Berisha, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Islam Pacolli, Endrit Shala, Shqipe Kupina dhe Haxhi Shala.