Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta pranojë propozimin e Albin Kurtit për listë të përbashkët.

Ai thotë se Kosova gjendet afër një mundësie historike për transforimim politik që nuk duhet humbur.

“Propozimi i Albinit për listë të përbashkët zgjedhore LDK-së, duke e mënjanuar pikën ndarëse se kush është kandidat për kryeministër, duhet të pranohet”.

“Kosova është aq afër mundësisë historike të transformimit politik e shoqëror, dhe kjo mundësi në asnjë rrethanë nuk bën të humbet”, përfundon Deda.