Suka: “Rruga e Re” ofron zgjidhje për shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet arsimi
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Urim Suka, njoftoi se sot në Vushtrri u mbajt një takim i frytshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ekspertë të arsimit. Fokusi i këtij takimi ishte platforma politike “Rruga e Re” dhe më konkretisht zotimet e saj për sektorin e arsimit. “Sot bashkë me kryetarin […]
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Urim Suka, njoftoi se sot në Vushtrri u mbajt një takim i frytshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ekspertë të arsimit. Fokusi i këtij takimi ishte platforma politike “Rruga e Re” dhe më konkretisht zotimet e saj për sektorin e arsimit.
“Sot bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe ekspertë të arsimit diskutuam e analizuam zotimet e LDK-së për arsimin që parashihen në platformën politike Rruga e Re,” shkroi Suka në rrjetet sociale.
Sipas Sukës, platforma “Rruga e Re” ofron zgjidhje konkrete për shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet arsimi në Kosovë. Një nga zotimet kryesore të LDK-së, siç theksoi Suka, është rritja e koeficientit për arsimtarët në 150 euro. Ky premtim, sipas tij, tashmë është në proces realizimi falë vendimeve të marra nga kryeministri Abdixhiku.
“Le ta fillojmë nga koeficienti 150 euro që në vendimet e para të kryeministrit Lumir Abdixhiku, e plot vendime tjera që do t’i japin drejtimin e duhur vendit,” shtoi Suka.
Kandidati i LDK-së bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë rrugë drejt ndryshimit dhe të mbështesin platformën “Rruga e Re”.