LVV
PDK
LDK
AAK

“Shtimja më mirëpriti”, Hamza: Premtoj rritje të pagave dhe pensioneve

para 20 dite

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Shtimes në një tubim të organizuar sot.

“Shtimja më mirëpriti”, Hamza: Premtoj rritje të pagave dhe pensioneve

Në këtë tubim, Hamza u shoqërua edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, William Walker.

“Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes”, shkroi Hamza në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë. Ai e përshkroi Shtimën si “qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës”, duke theksuar rëndësinë historike dhe ekonomike të këtij qyteti.

Hamza nuk la pa përmendur rolin e rëndësishëm të ambasadorit Walker në fitimin e lirisë së Kosovës, duke e falënderuar atë për kontributin e tij të çmuar. “Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë”, tha Hamza.

Në fjalimin e tij, kandidati i PDK-së i siguroi qytetarët e Shtimes se do të mbajë premtimet e tij. “Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj”, u shpreh ai. Hamza theksoi se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë përmirësimi i gjendjes ekonomike të vendit, duke premtuar rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve. “Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike”, ka shkruar Hamza.

Etiketat

Ofertat e fundit