Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, këtë e konfirmoi Kadri Veseli, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shala ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asambleist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Postimi i plotë nga Kadri Veseli:

“Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asambleist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë,” shkroi Veseli në Facebook.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1374085866099949