“Rruga e Re” e LDK-së gjen jehonë të fortë në Zvicër, Shala, Suka dhe Bytyçi takojnë diasporën

para 12 dite

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të frymëzojë shqiptarët kudo që ndodhen, duke përfshirë edhe diasporën e madhe në Zvicër.

“Rruga e Re” e LDK-së gjen jehonë të fortë në Zvicër, Shala, Suka dhe Bytyçi takojnë diasporën

Në një takim të mbajtur në Olten, kandidatët e LDK-së për deputetë, Urim Suka dhe Shemsije Bytyçi, prezantuan pjesë të programit të tyre politik “Rruga e Re”, duke marrë një mbështetje të fuqishme nga bashkatdhetarët.

Zvicra, si një vend me traditë demokratike të fortë, ka qenë gjithmonë një strehë për shqiptarët që kanë kontribuar në ngritjen e kombit. Edhe sot, diaspora shqiptare në Zvicër vazhdon të jetë një mbështetje e fortë për LDK-në dhe për kauzën e një Kosove demokratike dhe të bashkuar.

“Jemi të prekur nga përkrahja e madhe që po marrim nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër”, ka thënë kandidati i LDK-së, Dr. Ardian Shala. “Kjo na motivon të punojmë edhe më shumë për realizimin e programit tonë politik dhe për të sjellë ndryshimet e nevojshme në vend.”

LEXO EDHE:  Zvicër, "Të lutem, më lër të shoh djalin tim edhe një herë", detaje nga rasti ku kosovari vrau renë e tij

Programi “Rruga e Re” i LDK-së fokusohet në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës. Këto qëllime janë në përputhje me aspiratat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

“Falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj vendit dhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shtuar Dr. Shala.

Etiketat