“Rruga e Re” për ekonominë, Lumir Abdixhiku nesër takohet me bizneset e Suharekës

para 25 dite

Lidhja Demokratike Kosovës, ka prezantuar programin “Rruga e Re” për Ekonominë.

“Rruga e Re” për ekonominë, Lumir Abdixhiku nesër takohet me bizneset e Suharekës

LDK synon që në mesatare Kosova të shënojë rritje reale ekonomike nga 4% deri në 5% çdo vit. Një rritje e tillë ekonomike do të arrihet kryesisht duke zhbllokuar potencialin investues të Kosovës nëpërmjet investimeve publike dhe atyre private.

Lidhur me programin e LDK-së, kryetari i saj njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abixhiku, nesër takohet me bizneset e Komunës së Suharekës.

“Të nderuara biznese të komunës tonë, kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftojmë se më 12.11.2024 ( e martë ) kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku do të jetë në Suharekë në një takim me përfaqsuesit e bisneseve të komunës tonë.

LEXO EDHE:  Me propozim të Lumir Abdixhikut, Selman Kolgeci kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

Në këtë takim kryetari Abdixhiku do të shpalos pjesë nga programi “Rruga e Re” që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen që LDK do të ofrojë për bizneset.

Gjithashtu në këtë takim do të keni mundësin që të bashkëbisedoni e adresoni çështjet që ju i vlerësoni të rëndësishme dhe që duhet të përmbushen nga Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e LDK-së, dega në Suharekë.

Etiketat