Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Mushtisht ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin.

Ai bëri të ditur se Zëri i Mushtishtit do të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu Vataj tha se kërkesa e parë e Mushtishtit do të aprovohet që në seancën e parë, e cila kërkesë është votimi i Qeverisë VESELI.

“Mushtishti i fitorëve, Mushtishti i PDK-së”, ka shkruar Vataj në Facebook.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka synim luftën e korrupsionit dhe nepotizmit dukuri e cila është e pranishme mjaft shumë në Kosovë.

Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon me numrin 112 ndërsa kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj garon me numrin 38.