Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Ramë Vataj sot ka vizituar fshatin Studençan.

Kandidati për deputet nga PDK, Ramë Vataj tha se banorët e këtij fshati janë të përcaktuar për ekipin e Kadri Veselit.

Po ashtu Vataj tha se ky ekip i Kadri Veselit do ta ndërtoj të ardhmen tonë si shtet dhe shtetas.

Ai shtoi se Kosova nuk ka kohë dhe as komoditet të provoj parti apo lëvizje që ditë më parë provonin t’i vënin flakën Kosovës.

Postimi i plotë i Ramë Vataj në Facebook:

Edhe në Studençan i takova banorët e këtij fshati, të cilët janë të vendosur dhe të përcaktuar për ekipin e Kadri Veselit, ekip që do ta ndërtoj të ardhmen tonë si shtet dhe shtetas.

Kosova nuk ka kohë dhe as komoditet të provoj parti apo lëvizje që ditë më parë provonin t’i vënin flakën Kosovës.