Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Reshtan ku diskutuan për çështje të ndryshme.

Ramë Vataj së bashku me banorët e këtij fshati diskutuan për platformën e Kadri Veselit.

Po ashtu Vataj shtoi se kjo platformë ka për qëllim ndërtimin e së ardhmes për ty dhe shtetin e ka synim kryesor.

Ndërkohë kandidatja për deputete nga radhët e kësaj partie, Besa Kuqi ka thënë se: Unë si kandidate për Deputete në Parlamentin e Kosovës ju shpreh falenderim të veqant për pjesmarrjen dhe mbështetjen që na e dhanë, Reshtani dëshmoi se i beson PDK-së dhe Kadri Veselit Kryeminstër!.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka synim edhe luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit dukuri e cila është e pranishme mjaft shumë në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit garon me numrin 112 ndërsa kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj në këto zgjedhje e ka numrin 38 ndërsa Besa Kuqi garon me numrin 84.