Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë njëherish edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj ka takuar banorët e fshatit Shirokë ku diskutuan për çështje të ndryshme.
Ramë Vataj së bashku me banorët e këtyre dy fshatrave diskutuan për platëformen e PDK-së dhe misionin e saj, për qytetarin dhe shtetin.
Ai bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, e ka kuptuar që ky fshat është i vendosur për Kadri Veselin Kryeministër.
Vataj në facebook ka shkruar se: “Edhe Shiroka e vendosur dhe e përcaktuar për PDK-në”.
Po ashtu Vataj në facebook ka shkruar se: “PDK ndërton të ardhmen, për ty dhe shtetin”.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka synim luftën e korrupsionit dhe nepotizmit dukuri e cila është e pranishme mjaft shumë në Kosovë.
Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon me numrin 112 ndërsa kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj garon me numrin 38.