Kanë mbetur edhe një javë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku shumë qytetarë mund ta shesin votën e tyre pa asnjë problem, por disa persona arrijnë atë qëllim ndërsa disa të tjerë jo.

Së fundmi një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Arrestimin e këtij personi e bëri të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai në një web faqe ka postuar shitjen e votës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/