Policia tejet e përgatitur për zgjedhjet, ka edhe policë civilë nëpër qendra

06.10.2019

Policia e Kosovës është tejet e përgatitur për zgjedhjet e sotme. Për të eliminuar gati çdo parregullsi, Policia ka vendosur që të vë policë civil nëpër qendrat e votimit. Me përgatitjet e policisë, siguria pritet të jetë në nivelin e duhur. Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për […]

Policia tejet e përgatitur për zgjedhjet, ka edhe policë civilë nëpër qendra

Policia e Kosovës është tejet e përgatitur për zgjedhjet e sotme.

Për të eliminuar gati çdo parregullsi, Policia ka vendosur që të vë policë civil nëpër qendrat e votimit.

Me përgatitjet e policisë, siguria pritet të jetë në nivelin e duhur.

Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

Ky plan operacional parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.